SIGURIMI I PËRGJEGJËSIVE DHE I GARANCIVE
SIGURIMI I PËRGJEGJËSIVE
Intersig ju ofron Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj palëve të treta që mund të rrjedhë nga aktiviteti juaj privat dhe/ose tregtar:
- Përgjegjësia Civile ndaj Palëve të treta
- Përgjegjësi Publike
- Përgjegjësi Produkti
- Përgjegjësia e Drejtorëve dhe Oficerëve
- BBB / ECC
SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PROFESIONALE, PËR:
- Inxhinierët
- Fianancierët
- Juristët
- Noterët
- Arkitektët
- Per Subjektet, si: Zyrat e konsulencës ; Agjensitë e Udhetimit; Qendrat Call Center, Njësite e shërbimeve, etj
GARANCIA E OFERTËS
Ky lloj sigurimi shfaqet si domosdoshmëri për të gjitha firmat që marrin pjesë në tenderat publikë. Ky sigurim lejon firmën tuaj ta përdorë kapitalin e saj gjatë kohës së garancisë së kësaj oferte, pasi ajo nuk e ngurtëson këtë kapital në bankë
GARANCIA E KONTRATËS
Me anë të këtij sigurimi marrim përsipër të paguajmë autoritetin kontraktor deri në shumën e sigurimit në emer dhe për llogari të palës kontraktuese në rast se kjo e fundit nuk përmbush të gjitha kushtet e kontratës brënda afatit të caktuar sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara në kontratën dhe/ose marrëveshjen lidhur midis kontraktuesit dhe Përfituesit.
SIGURIMI I PARAVE NË KASAFORTË DHE NË TRANZIT
Intersig VIG do të dëmshpërblejë të Siguruarin për humbjen ose dëmtimin e pronës/pasurise së siguruar nga vjedhjet si pasojë e hyrjessë dhunshme dhe/ose me forcë dhe/ose daljes.
Intersig garanton mbulim për humbjen ose dëmtimin e pasurisë së siguruar, gjatë tranzitit dhe kur kjo është në kujdestarinë e ndonjëpunonjësi apo në kujdestarinë e shoqeruesve te sigurisë ose automjeteve të blinduara kompanisë për qëllime të transportit në emër të të siguruarit.
Informacion per taksa e tatime
Polica e Sigurimit te Pergjegjesise se Pergjithshme Ndaj Paleve te Treta