Kërko

Sigurimi i përgjegjësive & garancive

Ky sigurim lejon firmën tuaj ta përdorë kapitalin e saj gjatë kohës së garancisë së kësaj oferte

Sigurimi i përgjegjësive & garancive

Sigurimi i Përgjegjësive

Intersig ju ofron Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj palëve të treta që mund të rrjedhë nga aktiviteti juaj privat dhe/ose tregtar:

  • Përgjegjësia Civile ndaj Palëve të treta
  • Përgjegjësi Publike
  • Përgjegjësi Produkti
  • Përgjegjësia e Drejtorëve dhe Oficerëve
  • BBB / ECC

 

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale, për:

  • Inxhinierët
  • Fianancierët
  • Juristët
  • Noterët
  • Arkitektët
  • Per Subjektet, si: Zyrat e konsulencës ; Agjensitë e Udhetimit; Qendrat Call Center, Njësite e shërbimeve, etj

 

Garancia e Ofertës

Ky lloj sigurimi shfaqet si domosdoshmëri për të gjitha firmat që marrin pjesë në tenderat publikë. Ky sigurim lejon firmën tuaj ta përdorë kapitalin e saj gjatë kohës së garancisë së kësaj oferte, pasi ajo nuk e ngurtëson këtë kapital në bankë

Garancia e Kontratës

Me anë të këtij sigurimi marrim përsipër të paguajmë autoritetin kontraktor deri në shumën e sigurimit në emer dhe për llogari të palës kontraktuese në rast se kjo e fundit nuk përmbush të gjitha kushtet e kontratës brënda afatit të caktuar sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara në kontratën dhe/ose marrëveshjen lidhur midis kontraktuesit dhe Përfituesit.

Sigurimi i Parave në Kasafortë dhe në Tranzit

Intersig VIG do të dëmshpërblejë të Siguruarin për humbjen ose dëmtimin e pronës/pasurise së siguruar nga vjedhjet si pasojë e hyrjessë dhunshme dhe/ose me forcë dhe/ose daljes.

Intersig garanton mbulim për humbjen ose dëmtimin e pasurisë së siguruar, gjatë tranzitit dhe kur kjo është në kujdestarinë e ndonjëpunonjësi apo në kujdestarinë e shoqeruesve te sigurisë ose automjeteve të blinduara kompanisë për qëllime të transportit në emër të të siguruarit.