Kërko

SIGURIME MOTORIKE

SIGURIME MOTORIKE

Ndihu i sigurte me Intersig VIG

Sigurimi i mjeteve motorike përfshin: Sigurimin TPL, Kasko, Karton Jeshil, Policë Kufitare dhe Sigurimin e pasagjereve nga aksidentet në transportin publik.

SIGURIMI TPL

Sigurimi TPL – Sigurimi i drejtuesve dhe pronarëve të mjeteve motorrike për përgjegjësitë civile ndaj palëve të treta që rrjedh nga përdorimi i mjetit motorrik në territorin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Limitet e përgjegjësise për një ngjarje të ndodhur brënda territorit të Shqipërisë, si për dëmet materiale dhe ato shëndetësore janë të përcaktuara në Ligjin për sigurimin e detyrueshem në Sektorin e Transportit nr. 10076 date 12.02.2009. Ndërsa limitet e Përgjegjësise për ngjarjet e ndodhura në terrrorin e Kosovës përcaktohet në Ligjin Kosovar për sigurimin e detyrueshëm.

Primi i sigurimit varion në përputhje me kategorinë, kapacitetin dhe fuqinë motorrrike të mjetit të siguruar. Së shpejti me implementimin e sistemit Bonus-Malus primi i sigurimit do të përcaktohet edhe në varësi të aksidenteve që një drejtues mjeti ka shkaktuar më parë. Primi i sigurimit do të jetë më i lartë për drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar aksidente dhe po ashtu e kundërta primi do të reduktohet dhe do të jetë më i ulët per drejtuesit e mjeteve të cilët nuk kanë shkaktuar aksidente. Metodologjia e përcaktimit të primit do të miratohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Kushtet e Pergjitheshme te sigurimit te detyrushem TPL (1)

Cmimet TPL Janar 2019 Primi i rrezikut TPL_Janar 2018_p2

Primi i rrezikut TPL_Janar 2018_p2

Green Card Risk Premium Janar 2018_v1

Green Card Risk Premium Janar 2018_v1

Primi i rrezikut TPL_2019

Primi i rrezikut TPL 2024

Raport për tarifat e sigurimit TPL dhe Karton jeshil

Llogaritjet e primit të rrezikut janë bërë konform Rregullores nr. 110, dt. 28.07.2011, “Për përcaktimin e nivelit të provigjioneve teknike të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit” si dhe duke u bazuar ne metodën e re të propozuar nga eksperti i Bankës Botërore për llogaritjen e tarifave të sigurimit të detyrueshëm motorik MTPL.

Gjatë llogaritjes janë përdorur të dhëna historike të kompanisë, të cilat ndodhen dhe në kopje elektronike bashkelidhur këtij raporti.

Të dhënat që kam përdorur janë dëmet e paguara dhe dëmet pezull në fund të cdo viti, për periudhën 2013-2017.

Janë përdorur të dhënat për vitet 2013-2017 për të llogaritur “vehicle year” dhe më pas është llogaritur primi i rrezikut i ndarë sipas kategorive.

Për sa i përket llogaritjes së primit të riskut për kartonin jeshil kam përdorur të dhënat për dëmet e paguara dhe dëmet pezull të shpërndara për periudhën 2008-2017.

Për llogaritjen e ekspozimit janë përdorur të dhënat nga shitjet për periudhën  2009-2017.

Pasi është llogaritur primi i riskut teorik kam bërë shpërndarjen sipas kategorive dhe periudhës së mbulimit duke u bazuar në në tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm për Kartonin Jeshil sipas Vendimit Nr. 137, Datë 06.10.2011.

Për sa i përket primit të riskut për kontratën Kufitare implementuam të njëjtën metodë dhe arritëm në vlera të përaftërta me primet sipas tabelës në Vendimit Nr. 137, Datë 06.10.2011, dhe sipas këtij rezultati nuk e mendojmë të arsyeshme që këto tarifa ti ndryshojmë.

Tarifat e Primit ne Sigurimin e Pasagjereve nga Aks. ne transportin Publik Qershor 2016

Green Card Risk Premium Janar 2018_v1

Primi i riskut Karton Jeshil 2024

 

TPL Materiale

Dokumentat qe nevoiten ne rast demi material:

  1. Njoftim kerkesa
  2. Dokumentat e police ( Shresa percjellese e komisarjatit, Proces-verbali i konstatimit te shkeljes, skica e vendit te ngjarjes, foto te mjeteve pjesmarres ne aksident)
  3. Siguracioni I mjetit shkaktar
  4. Dokumentat e mjetit perfitues ( Leje qarkullimi, Siguracion, Patente)

Afatet ligjore te trajtimin deri ne 30 dite.

TPL Jomateriale

Dokumentat qe nevoiten ne rast demi jomaterial:

  1. Njoftim kerkesa
  2. Prokure e posacme
  3. Vendimi I prokurorise dhe gjykates
  4. Akt ekspertimi autoteknik
  5. Tabela fotografike
  6. Akt ekperimi mjeko – ligjor ( Kartela e plote klinike dhe te gjitha ekzaminimet )
  7. Certifikate familjate dhe Leter Njoftimi ( ID)
  8. Vertetim i te ardhurave neto personale per tre vitet e fundit.
  9. Raporti i paaftesise per pune I cili duhet te shprehet ne perqindje masen e paaftesise.

Afatet ligjore te trajtimin deri ne 90 dite.

Formulari i cmimeve TPL

Kushtet e Pergjitheshme te sigurimit te detyrushem TPL (1)

 

SIGURIMI KASKO

Sigurimi KASKO – është një sigurim vullentar i cili kompenson pronarin e mjetit motorrik për dëmet që i ndodhin ose i shkaktohen vetë mjetit në rastet e aksidenteve rrugore kur drejtuesi i mjetit është fajtor për aksidenit si dhe nga:

Per tu informauar mbi Kushtet Kasko kliko ketu

  1. Përplasja, Përmbysja
  2. Zjarri, Shpërthimi, Rrufeja
  3. Katastrofat Natyrore
  4. Thyerja e Xhamave
  5. Vjedhja * ky mbulim aplikohet vetëm në skemen e sigurimit Kasko e Plotë
  6. Aktet Keqdashëse * ky mbulim ofrohet për mjetet qeveritare, të trupit diplomatik, si dhe në raste me miratim të vecante.

Sigurimi Kasko mbulon të gjitha dëmet e ndodhura në terrritorin e Shqiperisë dhe jashtë saj.

Primi i sigurimit varion në bazë të vlerës së mjetit motorrik si dhe skemës së sigurimit të zgjedhur nga vetë klienti.

Skemat e sigurimit janë:

  1. Kasko e plotë në Shqipëri, ku klenti përfiton dëmshpërblim për demtimin e mjetit brënda territorit të Shqipërisë si rezultat i të gjitha rreziqeve si më sipër.
  2. Kasko e Plotë në Shqipëri dhe jashtë shtetit – ku klienti përfiton dëmshpërblim për dëmtimin e mjetit në territorin e Shqipërise si dhe në territorrin e shteteve të tjera të përfshira në zonën e mbulimit, si rezultat i të gjitha rreziqeve si më sipër.
  3. Kasko e pjesshme në Shqipëri – ku klienti përfiton dëmshpërblim për dëmtimin e mjetit brënda territorit të Shqipërisë si rezultat i:
    • Përplasjes, Përmbysjes
    • Zjarri, Shpërthimi, Rrufeja
    • Katastrofat Natyrore
    • Thyerja e Xhamave
  4. Kasko e pjesshme në Shqipëri dhe Jashtë – ku klienti përfiton dëmshpërblim për dëmtimin e mjetit në territorin e Shqipërisë si dhe në territorin e shteteve të tjera të përfshira në zonën e mbulimit, si rezultat i:
    • Përplasjes, Përmbysjes
    • Zjarri, Shpërthimi, Rrufeja
    • Katastrofat Natyrore
    • Thyerja e Xhamave

Pjesa e Zbritshme dhe Franshiza:

Polica e sigurimit vullnetar Kasko përmban një pjesë të zbritshme në % si dhe Franshizë.
Në rast dëmi, siguruesi paguan vlerën e dëmshpërblimit minus pjesën e zbritshme.
Për dëmin e parë te pjesa e zbritshme që aplikohet është 10%
Për dëmin e dytë është 20%, për dëmin e tretë 30%.
Në rast vjedhjeje të mjetit pjesa e zbritshem është 20%

Në rast dëmi, me paraqitjen e kërkesës për dëmshpërblim, Intersig ju paguan brënda 10 dite pune nga plotesimi i praktikës së dëmit me dokumentacionin e nevojshëm. Klienti mund të zgjedhë nëse dëshiron ta marrë pagesën e dëmit cash apo të riparojë mjetin e dëmtuar, pranë serviseve të Intersig.

Dokumentat qe duhen:

  • Njoftim kerkesa
  • Polica sigurimit
  • Leja qarkullimit
  • Patenta
  • Autorizim perdorimi dhe ndjekje procedure (nese mjeti eshte ne pronesi te dikujt tjeter).
  • Kur vlera do terhiqet nga nje person tjeter,duhet autorizimi per terheqjen e vleres, nga pronari/kompania qe eshte tek leja qarkullimit.

Afati i trajtimit te dosjes eshte:

  • Per vlera nen 100.000 leke te reja eshte 14 dite nga data e njoftim kerkeses
  • Per vlera mbi 100.000 leke te reja eshte 30 dite nga data e njoftim kerkeses

Kartoni Jeshil

Ky është sigurimi i detyrueshëm i mjeteve motorrike me targa Shqipëtare që qarkullojnë jashtë shtetit.
Ky sigurimi mbulon përgjegjësine e mbajtësit të mjetit motorrik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta për dëmtimet materiale dhe shëndetësore që mund t’ju shkaktojnë nga qarkullimi i këtyre mjeteve në territorin e Sistemit të Kartonit Jeshil që përfshin 46 shtete të Europës dhe Azisë. Limitet e përgjegjësisë janë të ndryshme sipas Ligjit të vendit të aksidentit.

Polica Kufitare

Polica Kufitare – sigurimi i detyrueshëm i mbajtësve të mjeteve motorrike me targa të huaja që qarkullojnë në territorin e Shqipërisë. Nëse mjeti me targa të huaja që hyn në territorin e Shqipërisë nuk ka një Karton Jeshil të vlefshëm atëherë është i detyruar të pajiset me Policën e Sigurimit Kufitare.

Kjo policë sigurimi mbulon përgjegjësinë e drejtuesit/pronarit të mjetit motorrik ndaj palëve të treta që rrjedh nga qarkullimi i këtyre mjeteve në territorin e Shqipërisë, për dëmet materiale dhe shëndetësore, që mund të shkaktojnë. Limitet e përgjegjësisë të aplikueshme janë përcaktuar në Ligjin 10076 datë 12.02.2009, neni 26 i tij.

Primi i sigurimit varion sipas kategorisë dhe fuqisë motorike të mjetit të siguruar si dhe periudhës së sigurimit, e cila fillon nga 15 ditore deri në 12 muaj.

Sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik

Pronarët e mjeteve të transportit publik të pasagjerëve janë të detyruar të lidhin kontratë për sigurimin e aksidenteve të pasagjerëve në transportin publik.

Kjo kontrate sigurimi lidhet nga pronarët:

  1. e autobusëve urbanë, interurbanë dhe për transport publik ndërkombëtar, përfshirë edhe rastet kur merren me qira;
  2. e autobusëve të transportit të punëtorëve dhe autobusëve të shoqërive turistike;
  3. e taksive dhe makinave me qira, kur jepen së bashku me drejtuesin;
  4. e të gjithë tipave të mjeteve lundruese detare, lumore dhe liqenore, përfshirë tragetet për transportin e pasagjerëve në linja të rregullta dhe transportin e turistëve, si dhe të mjeteve lundruese pa motor;
  5. e të gjithë tipave të mjeteve, të parashikuara në piken “4”, të dhëna me qira së bashku me të paktën një anëtar ekuipazhi;
  6. e avionëve të përdorur për transportin publik ajror të pasagjerëve;
  7. e teleferikëve dhe të mjeteve të transportit mbi shina, përfshirë trenat, tramvajin, metronë, si dhe të mjeteve të tjera, të cilat lëvizin mbi shina;
  8. e gjitha mjeteve të tjera të transportit, pavarësisht nga fuqia, të përdorura për transportin publik me pagesë të pasagjerëve.

Limitet e dëmshpërblimit për pasagjerët e transportuar, në rast lëndimi trupor të tyre ose humbje jete, janë të përckatuara në Ligjin nr. 10076 datë 12.02.2009 “Për Sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Sistemi GPS

Sistemi GPS mundëson përcaktimin e vendndodhejs së automjetit tuaj në cdo kohë dhe cdo moment.

Cfare ofron ky shërbim:

  • Jep informacion mbi vendndodhjen e mjetit tuaj në cdo moment
  • Itinerarin e përshkruar nga mjeti;
  • Kohën e qëndrimit ndezur apo fikur,
  • Kilometrat e përshkruar për një ditë, javë apo muaj;
  • Sasinë e karburantit të shpenzuar si dhe shpejtësitë e lëvizjes së tij.

Sistemi GPS ju njofton me e-mail/celular kur mjeti:

  • Lëviz me motor të fikur
  • Kalon shpejtësinë e lejuar
  • Del nga zona e mbulimit
  • Përfshihet në një aksident
  • Qëndron për një kohë të gjatë me motor ndezur pa lëvizur

Sa kushton?

Ju lutem paraqituni në nje nga pikat e Intersig VIG

KUSHTET E SIGURIMIT TE VETE MJETIT MOTORIK (KASKO)

Cmimet Kufitare Janar 2018

Tarifat e Primit ne Sigurimin e Pasagjereve nga Aks. ne transportin Publik Qershor 2016