Sigurimi i Privat i Shëndetit në INTERSIG Vienna Insurance Group është një zgjidhje që ju ndihmon të përballoni kostot e kujdesit shëndetësor, duke ju ofruar akses të shpejtë në shërbime mjekësore cilësore brenda dhe jashtë Shqipërisë, sipas paketës së përzgjedhur.
Paketat tona të sigurimit janë të përshtatshme për individët, familjet dhe grupe punonjësish, me qëllim mbrojtjen financiare ndaj shpenzimeve të papritura shëndetësore që mund të vijnë si pasojë e sëmundjeve ose aksidenteve.
Përmes rrjetit të partnerëve mjekësorë të INTERSIG Vienna Insurance Group, spitaleve dhe klinikave private në të gjithë Shqipërinë, të siguruarit tanë kanë mundësinë të përfitojnë shërbime mjekësore pa paguar, vetëm duke paraqitur Kartën e Sigurimit të Shëndetit INTERSIG ose me rimbursim të shpenzimeve të kryera, sipas kushteve dhe limiteve të policës së sigurimit.
Çdo individ i siguruar me policën e Sigurimit të Shëndetit pajiset me Kartën personale të Shëndetit, të cilën mund ta paraqesë pranë rrjetit mjekësor të INTERSIG Vienna Insurance Group për të marrë shërbimet mjekësore të nevojshme.
Për t’u pajisur me një policë sigurimi Shëndeti pranë INTERSIG Vienna Insurance Group është shumë e lehtë.
Mund të merrni informacion mbi paketat tona të sigurimit në website e kompanisë dhe të zgjidhni paketën që ju përshtatet. Një operator do t’ju kontaktojë për të vijuar me aktivizimin e policës së sigurimit. Pas aktivizimit të policës, ju pajiseni me kartën tuaj personale të sigurimit. Paraqitni kartën në rrjetin spitalor dhe përfitoni shërbimin sipas mbulimeve të policës.
Paketat tona të sigurimit janë të përshtatshme për individët, familjet dhe grupe punonjësish.
Mbulimi fillon nga data e përcaktuar në policën e sigurimit. Për disa shërbime zbatohet periudha e pritjes sipas kushteve të policës.
Po. Ju mund të përdorni rrjetin mjekësor partner të INTERSIG ose ofrues të tjerë shërbimsh shëndetësore. Shërbimet e marra jashtë rrjetit rimbursohen sipas kushteve dhe limiteve të paketës.
Jo. Sëmundjet ose gjendjet shëndetësore të diagnostikuara apo të evidentuara para fillimit të sigurimit nuk mbulohen.
Për shtrim në spital, rezonancë magnetike, skaner, kirurgji ditore, fizioterapi dhe disa shërbime të tjera specifike. Autorizimi kërkohet duke dërguar rekomandimin mjekësor dhe dokumentacionin përkatës në adresën e dedikuar të Departamentit të Shëndetit të INTERSIG.
Duhet të plotësoni formularin e rimbursimit dhe të dorëzoni faturat origjinale, recetat mjekësore dhe dokumentacionin mbështetës brenda afateve të përcaktuara në policë.
Po. Çdo i siguruar përfiton një kontroll mjekësor periodik (Check-Up) sipas moshës dhe gjinisë, në përputhje me paketën e sigurimit.
Po, nëse territori i mbulimit i përfshirë në policë e parashikon këtë përfitim dhe është marrë autorizimi paraprak kur kërkohet.