Në këtë seksion do të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta lidhur me raportimin dhe trajtimin e dëmeve. Nëse keni nevojë për informacion shtesë, mund të kontaktoni Departamentin e Dëmeve.
Dëmin mund ta raportoni online nëpërmjet formularit "Raporto Dëmin" në website ose duke kontaktuar Departamentin e Dëmeve. Pas regjistrimit të kërkesës do të merrni një konfirmim me email dhe një numër unik reference (Claim ID).
Dokumentacioni ndryshon në varësi të llojit të dëmit dhe produktit të sigurimit. Në seksionin "Dokumentacioni" do të gjeni listën e dokumenteve të nevojshme për secilin rast.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kërkesat për dëme ndaj pronës trajtohen brenda 30 ditëve kalendarike, ndërsa kërkesat për dëme ndaj personit trajtohen brenda 90 ditëve kalendarike, duke filluar nga data e depozitimit të kërkesës së shoqëruar me dokumentacionin e plotë.
Pas regjistrimit të kërkesës, specialistët e VIG Services shqyrtojnë informacionin dhe dokumentacionin e paraqitur. Nëse nevojiten dokumente ose informacione shtesë, do të kontaktoheni nga specialistët e Departamentit të Dëmeve.
Pas raportimit të dëmit, mund të kontaktoni Departamentin e Dëmeve duke referuar numrin tuaj të kërkesës (Claim ID).
Po. Nëse gjatë procesit të trajtimit kërkohet dokumentacion shtesë ose dispononi dokumente të reja, ato mund t'i dorëzoni sipas udhëzimeve të specialistit që trajton kërkesën tuaj, i cili do t’ju kontaktojë.
Po. Ju mund ta raportoni fillimisht dëmin online. Nëse gjatë shqyrtimit rezulton se nevojitet dokumentacion shtesë, specialistët e VIG Services do t'ju kontaktojnë dhe do t'ju informojnë për dokumentet që duhet të plotësoni.
Për çdo pyetje tjetër, jemi në dispozicionin tuaj.
+355 (0) 4 220 3330
E Hënë – E Premte
08:30 – 16:30
Rr. Dritan Hoxha, Nr. 39/1,
Tiranë, Shqipëri