Procesi i Trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim
Klienti plotëson formularin online ose paraqet kërkesën pranë VIG Services sh.p.k.
Sistemi regjistron kërkesën dhe gjeneron automatikisht një Claim ID unik. Klienti merr konfirmim me email.
Specialistët e VIG Services verifikojnë informacionin dhe dokumentacionin e paraqitur.
Nëse është e nevojshme, klienti kontaktohet për plotësimin e dokumentacionit.
Kërkesa trajtohet nga specialistët sipas procedurave në fuqi dhe kushteve të policës së sigurimit.
Merret vendimi për pranimin ose refuzimin e kërkesës për dëmshpërblim.
Pas përfundimit të procesit realizohet dëmshpërblimi ose mbyllet dosja e dëmit.
Në bazë të Ligjit nr. 32/2021 "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit":
Dëmet ndaj pronës trajtohen brenda 30 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës së shoqëruar me dokumentacionin e plotë.
Dëmet ndaj personit trajtohen brenda 90 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës së shoqëruar me dokumentacionin e plotë.
Afatet fillojnë nga data e depozitimit të kërkesës së bashku me dokumentacionin e plotë.
Në rast se nevojitet dokumentacion shtesë, klienti do të njoftohet nga VIG Services Shqipëri.
+355 (0) 4 220 3330
E Hënë – E Premte
08:30 – 16:30
Rr. Dritan Hoxha, Nr. 39/1,
Tiranë, Shqipëri