Me ekspertizë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, Bordi mbikëqyr drejtimin strategjik të kompanisë, promovon standardet më të larta të qeverisjes korporative dhe siguron zhvillimin e qëndrueshëm të INTERSIG Vienna Insurance Group në përputhje me vlerat dhe praktikat më të mira të Vienna Insurance Group.
Njihuni me anëtarët e Bordit Drejtues dhe eksperiencën e tyre profesionale.
Zj. Fitnete Sulaj është Drejtore e Përgjithshme e INTERSIG Vienna Insurance Group sh.a., pjesë e Vienna Insurance Group (VIG), grupi lider i sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Zj. Sulaj është themeluese e kompanisë që prej vitit 2001 dhe ka udhëhequr kompaninë në periudha të rëndësishme të zhvillimit dhe transformimit të saj. Me një eksperiencë shumëvjeçare në industrinë shqiptare të sigurimeve, ajo ka kontribuar në forcimin e pozicionit të INTERSIG Vienna Insurance Group në tregun shqiptar të sigurimeve jo-jetë dhe në zbatimin e standardeve ndërkombëtare të qeverisjes korporative, menaxhimit të riskut dhe orientimit ndaj klientit, në përputhje me praktikat e Vienna Insurance Group.
Nën drejtimin e saj, INTERSIG Vienna Insurance Group ka vijuar të zhvillojë një model biznesi të bazuar në stabilitet financiar, profesionalizëm, inovacion dhe krijimin e vlerës afatgjatë për klientët, partnerët dhe aksionarët.
Zj. Sulaj ka kontribuar gjithashtu në zhvillimin e industrisë së sigurimeve në Shqipëri, duke shërbyer për disa vite si Kryetare e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe duke përfaqësuar sektorin në iniciativa me rëndësi për tregun e sigurimeve.
Si Drejtore e Përgjithshme, ajo udhëheq zbatimin e strategjisë së kompanisë me fokus në rritjen e qëndrueshme, transformimin digjital, forcimin e kulturës organizative dhe ofrimin e zgjidhjeve moderne që i përgjigjen nevojave në zhvillim të klientëve.
Z. Fatmir Bërdica është Anëtar i Bordit të Drejtorëve të INTERSIG Vienna Insurance Group sh.a., funksion që e ushtron që prej janarit 2012.
Me një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar në fushat e sigurimeve, financës dhe kontabilitetit, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e qeverisjes korporative dhe mbikëqyrjen e proceseve strategjike të kompanisë. Ekspertiza e tij përfshin sektorin financiar, investimet, risigurimin, menaxhimin e riskut dhe proceset e marrjes në sigurim, duke mbështetur rritjen e qëndrueshme, stabilitetin financiar dhe transformimin digjital të shoqërisë.
Krahas angazhimit në sektorin privat, Z. Bërdica ka kontribuar për gati dy dekada në arsimin e lartë si pedagog i jashtë pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës (2001–2020), duke ndarë njohuritë dhe përvojën e tij me breza të tërë profesionistësh të ardhshëm.
Aktualisht, ai është i angazhuar si Anëtar i Këshillit Drejtues pranë Institutit të Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe është Anëtar i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit (KKK), ku kontribuon aktivisht në zhvillimin e profesionit të kontabilitetit, përmirësimin e raportimit financiar dhe promovimin e standardeve më të mira profesionale në Shqipëri.
Si Anëtar i Bordit të Drejtorëve të INTERSIG Vienna Insurance Group sh.a., Z. Bërdica kontribuon në përcaktimin e orientimit strategjik të kompanisë, promovimin e standardeve të larta të qeverisjes korporative dhe krijimin e vlerës së qëndrueshme për të gjithë aktorët e interesit, në përputhje me parimet dhe standardet e Vienna Insurance Group.
Z. Justin Gjini është Anëtar i Bordit të Drejtorëve të INTERSIG Vienna Insurance Group sh.a., që prej vitit 2025.
Ai zotëron një formim akademik ndërkombëtar në administrim biznesi, duke përfunduar studimet Master (MBA) në Webster Vienna Private University dhe Webster University – George Herbert Walker School of Business & Technology.
Karrierën profesionale Z. Gjini e ka zhvilluar pranë Vienna Insurance Group AG në Austri, ku ka mbajtur role të ndryshme përgjatë një periudhe disavjeçare. Kjo eksperiencë i ka mundësuar të fitojë njohuri të thelluara mbi industrinë ndërkombëtare të sigurimeve, menaxhimin e riskut, strategjinë e biznesit dhe qeverisjen korporative.
Si Anëtar i Bordit të Drejtorëve, ai kontribuon në mbikëqyrjen strategjike të veprimtarisë së kompanisë, promovimin e standardeve të larta të qeverisjes korporative dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë, në përputhje me strategjinë dhe vlerat e Vienna Insurance Group.
Eksperienca e tij ndërkombëtare dhe njohja e praktikave më të mira të grupit kontribuojnë në forcimin e orientimit strategjik të INTERSIG Vienna Insurance Group sh.a. dhe në përmbushjen e objektivave afatgjata të kompanisë.
Njihuni edhe me mesazhin e drejtueses së kompanisë dhe vizionin tonë për të ardhmen.