phone +355 4 2270576 |

E Hënë – E Premte 08:30–19:00

← Sigurimi i Shëndetit & Aksidenteve për Punonjësit

Sigurimi për Punonjësit Zjarrfikës

Sigurimi i Zjarrfikësve në Shqipëri

Përshkrimi

Sigurimi i zjarrfikësve në Shqipëri është një formë e sigurimit të detyrueshëm të aksidenteve personale, e cila synon të mbrojë punonjësit e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) gjatë ushtrimit të detyrës së tyre operacionale me risk të lartë.

Në përputhje me legjislacionin për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe aktet nënligjore përkatëse, përfshirë edhe vendimet dhe rregullimet e miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë detyrimin të sigurojnë personelin zjarrfikës për pasojat e aksidenteve në shërbim duke garantuar kështu kompensim të drejtë dhe të shpejtë për punonjësit që rrezikojnë jetën në shërbim të sigurisë publike.

Ky sigurim garanton mbrojtje financiare për zjarrfikësit dhe familjet e tyre, duke reflektuar natyrën e lartë të riskut të profesionit dhe duke forcuar sistemin e mbrojtjes civile në Shqipëri.

Çfarë mbulon

Ky sigurim ofron mbulim në rast se gjatë veprimtarisë operative dhe emergjencave ndodh:

Humbje jete si pasojë e aksidentit në shërbim
Invaliditet të përhershëm ose të pjesshëm
Paaftësi të përkohshme për punë
Shpenzime mjekësore dhe spitalore të lidhura me aksidentin

Përfitimet

Kufiri minimal i dëmshpërblimit është deri në 5,000,000 Lekë për punonjës dhe kushteve standarde të kontratës së sigurimit janë miratuar nga AMF.