Sigurimi i Përgjegjësisë për Pikat e Shitjes së Karburanteve mbulon përgjegjësinë ligjore të operatorëve që ushtrojnë veprimtari të depozitimit dhe tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, për dëmet që mund t’u shkaktohen palëve të treta gjatë ushtrimit të aktivitetit.
Mbulimi përfshin dëmtimet trupore, si vdekja, plagosja ose humbja e aftësisë për punë, si dhe dëmet materiale ndaj pasurisë së palëve të treta, brenda kufijve dhe kushteve të përcaktuara në policën e sigurimit.