phone +355 4 2270576 |

E Hënë – E Premte 08:30–19:00

← Sigurimi i Përgjegjësisë

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Përshkrimi

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale ofron mbrojtje financiare për profesionistët dhe subjektet që ofrojnë shërbime profesionale kundër pretendimeve për dëme financiare, materiale ose pasoja të tjera të shkaktuara palëve të treta si rezultat i gabimeve, neglizhencës, lëshimeve apo shkeljeve profesionale gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre. Polica e siguimit mbulon, sipas kushteve të saj, dëmshpërblimet dhe shpenzimet e mbrojtjes ligjore që mund të lindin nga kërkesat e klientëve ose palëve të tjera të dëmtuara.

Në përputhje me legjislacionin shqiptar, sigurimi i përgjegjësisë profesionale është i detyrueshëm për një sërë profesionesh të rregulluara, ku përfshihen, ndër të tjera, noterët, avokatët, audituesit ligjorë, ndërmjetësit e sigurimeve, ekspertët kontabël, arkitektët, projektuesit, mbikëqyrësit e punimeve të ndërtimit, si dhe profesione të tjera për të cilat detyrimi parashikohet nga ligje ose akte rregullatore të veçanta.

Çfarë mbulon

Ky sigurim përbën një element të rëndësishëm të menaxhimit të riskut profesional, duke garantuar mbrojtjen e interesave të klientëve, rritjen e besueshmërisë profesionale dhe përmbushjen e kërkesave ligjore dhe rregullatore në fuqi.

Ky sigurim është i përshtatshëm për:

• Noterët; Avokatët; Përmbaruesit Gjyqësor Privat;

• Ekspertët kontabël; Audituesit ligjorë;

• Inxhinierët; Arkitektët; Projektuesit; Mbikëqyrësit e punimeve të ndërtimit;

• Shoqëri të ruajtjes fizike dhe transportit të vlerave monetare;

• Ndërmjetësit e sigurimeve: Broker; Agjentë;

• Vlerësuesit e pasurive të paluajtshme;

• Expertet e dëmeve;

• Mjek; Dentistë; Farmacistë;

• Zyrat e Konsulencës;

• Agjencitë e Udhëtimit;

• Qendrat Call Center;