Kërko

Njoftim

02.07.2021

Njoftim

Nga data 01 Korrik 2021 hyn në fuqi ligji Nr. 32/2021 “Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit”. Sipas këtij ligji, pronari/përdoruesi i mjetit të transportit gjatë përdorimit të tij është i detyruar të mbajë me vete, ndër të tjera, edhe Raportin Evropian të Aksidenteve. Ky raport do të mundësohet nga shoqëria jonë në momentin e dorëzimit të policës së sigurimit.
Drejtuesit e mjeteve të përfshirë në një aksident rrugor, për dëmet ndaj pronës në vlerë deri në 30,000 (tridhjetë mijë) lekë, nëse bien dakord, duhet të plotësojnë, të nënshkruajnë dhe të shkëmbejnë Raportin Evropian të Aksidenteve. Nëse nuk bien dakord, duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore. Raporti i plotësuar dhe i nënshkruar i bashkëlidhet kërkesës për dëmshpërblim, e cila trajtohet nga shoqëria e sigurimit

Raportin Evropian të Aksidenteve mund ta shkarkoni më poshtë në versionin pdf.

Raporti Evropian i Aksidenteve