phone +355 4 2270576 |

E Hënë – E Premte 08:30–19:00

← Sigurimi i Shëndetit & Udhëtimit

Sigurimi i Shëndetit

Sigurimi i Privat i Shëndetit në INTERSIG Vienna Insurance Group është një zgjidhje që ju...

Përshkrimi

Sigurimi i Privat i Shëndetit në INTERSIG Vienna Insurance Group është një zgjidhje që ju ndihmon të përballoni kostot e kujdesit shëndetësor, duke ju ofruar akses të shpejtë në shërbime mjekësore cilësore brenda dhe jashtë Shqipërisë, sipas paketës së përzgjedhur.

Paketat tona të sigurimit janë të përshtatshme për individët, familjet dhe grupe punonjësish, me qëllim mbrojtjen financiare ndaj shpenzimeve të papritura shëndetësore që mund të vijnë si pasojë e sëmundjeve ose aksidenteve.

Përmes rrjetit të partnerëve mjekësorë të INTERSIG Vienna Insurance Group, Spitaleve dhe Klinikave private në të gjithë Shqipërinë, të siguruarit tanë kanë mundësinë të përfitojnë shërbime mjekësore pa paguar por vetëm duke paraqitur Kartën e Sigurimit të Shëndetit INTERSIG ose me rimbursim të shpenzimeve të kryera, sipas kushteve dhe limiteve të policës së sigurimit.

Çdo individ i siguruar me policën e Sigurimit të Shëndetit, pajisjet me Kartën e Shëndetit personale, të cilën mund ta paraqesë pranë rrjetit mjekësor të INTERSIG Vienna Insurance Group për të marrë shërbimet mjekësore të nevojshme.

Çfarë mbulon

Vizita dhe Konsulta Mjekësore. Akses tek mjekët e përgjithshëm dhe specialistët në rrjetin tonë të spitaleve dhe klinikave.

Analiza dhe Ekzaminime Diagnostikuese. Analiza laboratorike, imazheri diagnostikuese, skaner, rezonancë magnetike dhe ekzaminime të tjera sipas paketës së zgjedhur.
Shtrim dhe Trajtim në Spital. Mbulim për shpenzimet e hospitalizimit dhe ndërhyrjeve kirurgjikale sipas limiteve të policës.
Medikamente. Rimbursim ose mbulim për barnat me princip aktiv sipas recetëa nga mjeku dhe kushteve të sigurimit.
Emergjenca dhe Aksidente. Mbrojtje financiare për trajtimet e nevojshme si pasojë e aksidenteve ose problemeve shëndetësore urgjente.
Check-Up Vjetor. Kontroll parandalues një herë në vit për të monitoruar gjendjen tuaj shëndetësore.
Kujdes Optik dhe Dentar. Shërbime optike dhe dentare sipas listëa së përfitimeve.
Trajtim Jashtë Vendit. Mundësi mbulimi për trajtime jashtë Shqipërisë në paketat që e përfshijnë këtë përfitim.

Përfitimet

Pagesë Direkte

Në rrjetin spitalor, INTERSIG paguan direkt shërbimin sipas mbulimit të policës.

Rrjet i Gjerë Mjekësor

Spitale, klinika dhe qendra diagnostikuese në të gjithë vendin

Proces i Thjeshtë

Autorizime dhe rimbursime të menaxhuara nga një ekip i dedikuar.

Siguri Financiare

Mbrojtje ndaj kostove të papritura të trajtimeve mjekësore.

Pyetje të shpeshta

Si mund të blej një policë Sigurimi Shëndeti pranë INTERSIG Vienna Insurance Group? arrow

Për t’u pajisur me një policë sigurimi Shëndeti pranë INTERSIG Vienna Insurance Group është shumë e lehtë. Mund të merrni informacion mbi paketat tona të sigurimit në website e kompanisë dhe zgjidhni paketën që ju përshtatet. Një operator do tju kontaktojë për të proceduar me tej me aktivizimin e policës së sigurimit. Pas aktivizimit të policës, ju pajiseni me kartën tuaj personale të sigurimit. Paraqitni kartën në rrjetin spitalor dhe përfitoni shërbimin sipas mbulimeve të policës.

Për kë është ky produkt? arrow

Paketat tona të sigurimit janë të përshtatshme për individët, familjet dhe grupe punonjësish.

Kur fillon mbulimi në sigurimit? arrow

Mbulimi fillon nga data e përcaktuar në policën e sigurimit. Për disa shërbime zbatohet periudha e pritjes sipas kushteve të policës.

A mund të përdor çdo klinikë apo spital? arrow

Po. Ju mund të përdorni rrjetin mjekësor partner të INTERSIG ose ofrues të tjerë shërbimsh shëndetësore. Shërbimet e marra jashtë rrjetit rimbursohen sipas kushteve dhe limiteve të paketës.

A mbulohen shpenzimet mjekësore për sëmundjet para-ekzistuese? arrow

Jo. Sëmundjet ose gjendjet shëndetësore të diagnostikuara apo të evidentuara para fillimit të sigurimit nuk mbulohen.

Kur nevojitet dhe si të kërkoni autorizim paraprak? arrow

Për shtrim në spital, rezonancë magnetike, skaner, kirurgji ditore, fizioterapi dhe disa shërbime të tjera specifike. Autorizimi kërkohet duke dërguar rekomandimin mjekësor dhe dokumentacionin përkatës në adresën e dedikuar të Departamentit të Shëndetit të INTERSIG.

Çfarë duhet të bëj për të kërkuar rimbursim? arrow

Duhet të plotësoni formularin e rimbursimit dhe të dorëzoni faturat origjinale, recetat mjekësore dhe dokumentacionin mbështetës brenda afateve të përcaktuara në policë.

A përfshihet kontrolli vjetor Check-Up? arrow

Po. Çdo i siguruar përfiton një kontroll mjekësor periodik (Check-Up) sipas moshës dhe gjinisë, në përputhje me paketën e sigurimit.

A mbulohen trajtimet mjekësore jashtë Shqipërisë? arrow

Po, nëse territori i mbulimit i përfshirë në policë e parashikon këtë përfitim dhe është marrë autorizimi paraprak kur kërkohet.