phone +355 4 2270576 |

E Hënë – E Premte 08:30–19:00

← Sigurimi i Garancisë

Garanci Licence

Garancitë e Licencës janë instrumente sigurimi të kërkuara nga autoritetet rregullatore...

Përshkrimi

Garancitë e Licencës janë instrumente sigurimi të kërkuara nga autoritetet rregullatore në përputhje me legjislacionin shqiptar për licencimin e veprimtarive ekonomike, me qëllim garantimin e përmbushjes së kushteve dhe detyrimeve të përcaktuara në licencë. Ato shërbejnë si një mekanizëm mbrojtës për autoritetet publike dhe palët e treta, duke siguruar që subjekti i licencuar ushtron aktivitetin në përputhje me standardet ligjore, teknike dhe rregullatore të kërkuara.

Në rast mosrespektimi të kushteve të licencës, shkeljes së detyrimeve ligjore apo ndërprerjes së aktivitetit në kundërshtim me rregullat përkatëse, autoriteti kompetent ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin e garancisë deri në shumën e përcaktuar. Këto garanci kontribuojnë në rritjen e sigurisë rregullatore dhe në mbrojtjen e interesit publik në sektorët e licencuar.

Tarifat e Sigurimit të Garancive variojnë sipas:

·        Llojit të garancisë

·        Vlerës së Garantuar

·        Kohëzgjatjes së Garancisë Afateve

·        Analizës së kapacitetit financiar dhe qëndrueshmërisë ekonomike të subjektit të Garantuar, duke u bazuar në të dhënat financiare, të paktën të dy viteve të fundit.