phone +355 4 2270576 |

E Hënë – E Premte 08:30–19:00

← Sigurimi i Automjetit

Sigurimi Kasko

Çfarë është Sigurimi Kasko?

Përshkrimi

Sigurimi Kasko ose Sigurimi i vetë mjetit motorrik, është një sigurim vullnetar që dëmshpërblen pronarin e mjetit të siguruar për dëmet materiale që pëson mjeti si pasojë e aksidenteve, vjedhjes, zjarrit, fenomeneve natyrore dhe rreziqeve të tjera të parashikuara në kushtet e sigurimit.

Ndryshe nga Sigurimi i Detyrueshëm Motorik (TPL), i cili mbulon dëmet e shkaktuara palëve të treta, Sigurimi Kasko mbulon dëmet e vetë automjetit të siguruar, duke përfshirë rastet e aksidenteve të shkaktuar nga vetë mjeti i siguruar, duke mbrojtur kështu interesin financiar të pronarit të mjetit.

Kasko e plotë

Mbrojtja maksimale — aksident, vjedhje, zjarr, ngjarje natyrore dhe akte vandalizmi.

Kasko e pjesshme

Mbulesë e zgjedhur për rreziqe specifike si zjarri, vjedhja dhe dëmtimet e xhamave.

Easy Kasko

Paketë e thjeshtë dhe e përballueshme me mbulesat thelbësore për përdorim të përditshëm.

Çfarë mbulon

Sigurimi Kasko ofron mbulim për dëmtimin e mjetit të siguruar si pasojë e:
Përplasjes, Përmbysjes
Zjarrit, Shpërthimit, Rrufesë
Katastrofave Natyrore
Thyerjes së Xhamave
Vjedhjes
Akteve Keqdashëse

Përfitimet

Mbrojtje financiare ndaj kostove të papritura të riparimit

Siguri më e madhe për automjetet e reja ose me vlerë të lartë

Ruajtja e vlerës së investimit në automjet

Mundësia e riparimit në servise të autorizuara

Trajtim i shpejtë dhe profesional i dëmeve

Qetësi dhe mbështetje në rast ngjarjesh të papritura

Dokumentacioni

Për lidhjen e policës së sigurimit Kasko nevojiten këto dokumenta:

• Leja e qarkullimit

• Dokument identifikimi i pronarit

• Dokumente të tjera sipas kërkesave të siguruesit

Për informacion të detajuar mbi mbulimet, përjashtimet dhe kushtet e sigurimit, ju lutem referojuni dokumentit Kushteve të Përgjithshme të Sigurimit Kasko.

Pyetje të shpeshta

Çfarë ndryshimi ka midis Sigurimit Kasko dhe Sigurimit të Detyrueshëm Motorik (TPL)? arrow

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik (TPL) mbulon dëmet që drejtuesi i mjetit u shkakton palëve të treta. Sigurimi Kasko mbulon dëmet materiale të vetë automjetit të siguruar.

A mbulohen edhe dëmet e vogla? arrow

Po. Sigurimi Kasko mbulon edhe dëmet e vogla, sipas kushteve dhe franshizës së përcaktuar në policë.

A duhet të deklaroj paraprakisht emrat e personave që do të përdorin mjetin? arrow

Po. Është kusht i nevojshëm dhe i domosdoshëm për mbulimin në sigurim me policë Kasko, deklarimi nga ana e pronarit dhe përcaktimi në policën e sigurimit, i personave që mund të drejtojnë mjetin.

Në rast dëmi, a duhet të paguaj një pjesë të kostos? arrow

Në përputhje me kushtet e policës mund të aplikohet pjesa e zbritshme dhe/ose franshiza.

A mund ta zgjedh vetë servisin për riparimin e automjetit? arrow

Po. Klienti mund të zgjedhë riparimin në serviset e autorizuara nga INTERSIG ose të përfitojë dëmshpërblim financiar sipas vlerësimit të dëmit.

Çfarë duhet të bëj në rast aksidenti ose dëmi? arrow

Mjafton të raportoni ngjarjen në numrat e kontaktit të INTERSIG. Stafi ynë do t'ju udhëzojë për dokumentacionin dhe procedurën e trajtimit të dëmit.

A mbulohet vjedhja e automjetit? arrow

Po. Vjedhja mbulohet në kuadër të skemës Kasko e Plotë, sipas kushteve të policës.

A mbulohen dëmet e shkaktuara nga fenomenet natyrore? arrow

Po. Sigurimi Kasko mbulon dëmet e shkaktuara nga fenomene natyrore të parashikuara në kushtet e sigurimit.

A është i vlefshëm Sigurimi Kasko edhe jashtë Shqipërisë? arrow

Po. Në varësi të skemës së zgjedhur, Sigurimi Kasko mund të ofrojë mbulim edhe jashtë territorit të Shqipërisë.

A transferohet polica e sigurimit Kasko në rast të ndryshimit të pronësisë së mjetit? arrow

Jo. Polica e sigurimit Kasko, si cdo policë tjetër sigurimi vullnetar, përfundon efektin e saj në rast të ndryshimit të pronësisë së mjetit motorrik të siguruar.