Rreziku i transportit të parave
Transporti i parave dhe vlerave monetare paraqet një nga aktivitetet me ekspozimin më të lartë ndaj rreziqeve të sigurisë. Gjatë lëvizjes së fondeve ndërmjet zyrave, degëve, pikave të shitjes dhe institucioneve financiare, bizneset mund të përballen me rrezikun e grabitjes, vjedhjes apo humbjes së parave si rezultat i ngjarjeve të ndryshme të papritura.
Sigurimi i Parave në Transport (Cash in Transit – CIT) është krijuar për të mbrojtur bizneset dhe institucionet financiare nga humbjet që mund të ndodhin gjatë transportimit të parave, çeqeve, dokumenteve me vlerë ose instrumenteve të tjera financiare.
Ky produkt është veçanërisht i rëndësishëm për bankat, kompanitë e sigurisë, rrjetet e shitjes me pakicë, bizneset me qarkullim të lartë monetar dhe çdo subjekt që transporton rregullisht para ose vlera monetare. Nëpërmjet këtij sigurimi, organizatat mund të kryejnë aktivitetin e tyre me më shumë siguri dhe besim, duke reduktuar ndikimin financiar të incidenteve të mundshme.
Çmimi llogaritet duke u bazuar në limitin maksimal të parave për çdo rrugëtim (transport), numrin e përafërt të transporteve që bëhen gjatë vitit, itineraret që ndiqen dhe masat e sigurisë që përdoren gjatë lëvizjes.
Ky sigurim i shërben bankave, rrjeteve të shitjes me pakicë, kompanive të sigurisë fizike dhe çdo biznesi që ka qarkullim të lartë monetar dhe transporton rregullisht para apo dokumente me vlerë.
Për të këtë policë sigurimi, biznesit i kërkohet ekstrakti i QKB-së, të dhënat mbi mjetet dhe personat që do të kryejnë transportin, historiku i xhiros ditore apo vjetore, si dhe deklarimi i limitit maksimal të parave që do të lëvizin brenda një rrugëtimi të vetëm.