Deklaroj nën përgjegjësinë time, në njohje të plotë të pasojave që sjell një deklarim i pavërtetë se informacioni i dhënë në këtë formular përmban të dhëna të sakta, pa shtrembërime apo fshehje të fakteve të rastit të sigurimit, dhe se jam i vetëdijshëm se një deklarim i rremë shkakton përgjegjësi penale sipas ligjit dhe passjell përjashtimin tim nga çdo proçedurë e mëtejshme.
Me nënshkrimin e kësaj kërkese për dëmshpërblim deklaroj se pranoj me vullnet të plote e të lirë, përpunimin e të dhënave të mia personale për aq sa është e nevojshme në bazë të ligjit për sigurimet dhe risigurimet, ligjet dhe aktet e tjera që rregullojnë aktivitetin sigurues, marrvëshjet e risigurimit, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikat e privatësisë të kompanisë.
Shënim!
Në bazë të Ligjit Nr.32 datë 16.03.2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” është përcaktuar se:
Neni 10
1. ”Siguruesi përgjegjes është i detyruar të trajtojë kërkesën për dëmshpërblim brenda afateve të mëposhtme:
a) për dëme ndaj personit brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës për dëmshpërblim;
b) për dëme ndaj pronës brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës për dëmshpërblim.
2. Për qëllim të pikës 1 të këtij neni, data e marrjes së kërkesës për dëmshpërblim quhet data e depozitimit të kërkesës së bashku me dokumentacionin e plotë shoqërues.
Ky shënim nuk ka efekt për ato raste kur kërkesat e klientëve që kërkojnë riparimin në servise të mjeteve motorike të dëmtuara.
Kujdes!
Ju bëjme me dije se paraqitja e dokumentave apo rrethanave të rreme me qëllim për të përfituar padrejtësisht në sigurime përben vepër penale sipas Nenit 145 të Kodit Penal dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në 5 vjet. Deklarimi i rremë shkakton përgjegjësi penale sipas ligjit dhe passjell përjashtimin tuaj nga çdo proçedurë e mëtejshme.
Mbrojtja e të dhënave personale dhe privatësisë suaj është e rëndësishme për kompaninë tonë dhe ne kujdesemi gjithmonë për sigurinë e tyre. Gjatë kryerjes së aktivitetit tonë ne respektojmë dhe zbatojmë legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar lidhur me të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
“Me plotësimin e formularit, klienti deklaron se jep miratimin e tij për përpunimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë prej tij , vetëm për qëllimin e trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim, për të cilin klienti i ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale.”