Kërko

SIGURIMI I PASURISË

SIGURIMI I PASURISË

Kush mund t’ju ndihmonte në kohë rekord prej 2 javësh, në rast se biznesi juaj ndërpritet papritur? Po në rast se banesa juaj do të shkatërrohej në një çast?

Intersig VIG mbron:

  • Biznesin (godinën dhe asetet)
  • Ndërprerjen e biznesit
  • Banesën

Sigurimi i pasurisë ofron mbulim dhe mbështetje financiare, rikthim te pasurisë në gjendjen e mëparshme nga humbjet e papritura të shkaktuara nga:

  • Zjarri
  • Rrufe
  • Shpërthim
  • Tërmet
  • Përmbytje
  • Stuhi, breshër
  • Vjedhje
  • Thyerje xhamash

Sigurimi i banesës, siguron edhe investimet tuaja:

  • Pajisjet shtëpiake deri ne 30% te vlerës se ndërtesës
  • Paratë dhe sendet me vlerë, duke filluar nga 500-2.500 € për secilin
  • Shpenzimet e zhvendosjes së përkohëshme deri në 4,000 €
  • Përgjegjesia  ndaj palëve të treta deri në 4,000 €

Dokumentat qe nevojiten:

  • Njoftim kerkesa
  • Polica e sigurimit
  • Dokumentacionin e pronesise te objektit te demtuar
  • Akt-I PMNZSH( ne rast se demet kane ardhur si pasoje e zjarrit)
  • Raporti I policise per ngjarjen(ne varesi te ngjarjes)
  • Vendimi I prokurorise per ngjarjen(ne varesi te ngjarjes)
  • Fotografi te vendit te ngjarjes dhe objektit te demtuar
  • Preventiv paraprak(ne rast se disponohet)

Afati ligjor per trajtimin e rastit eshte 60 dite nga data e njoftim kerkeses

Sigurimi i Banesave, Bizneseve dhe Kolateraleve

Intersig VIG ofron sigurim për pasuri të luajtshme (inventar, lëndë e pare, mall ne proces, makineri, pajisje, linja përpunimi, etj), si dhe pasuri të paluajtshme, si (apartamente, vila, fabrika, zyra administrative, njësi biznesi, etj), e ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë te papritur , të paparashikuar dhe aksidentale.

Mbulimet që Intersig ofron janë:

FLEXA: Zjarri, Rrufeja, Shpërthimi, Rënia e Avioneve dhe/ose pjesëve prej tyre.

Rreziqet shtesë:

  • Tërmeti
  • Rrëshqitja e tokës
  • Përmbytja, rritja e nivelit të ujrave
  • Stuhia
  • Vjedhja
  • Thyerja e xhamave
  • Impakti me mjetet
  • Zhurmat SuperSonike
  • Aktet keqdashëse
  • Grevat, Ngujimi i punonjësve, Trazirat Civile

Sigurimi i banesës, siguron edhe investimet tuaja:

  • Pajisjet shtëpiake deri ne 30% te vlerës se ndërtesës
  • Paratë dhe sendet me vlerë, duke filluar nga 500-2.500 € për secilin
  • Shpenzimet e zhvendosjes së përkohëshme deri në 4,000 €
  • Përgjegjesia  ndaj palëve të treta deri në 4,000 €

Sigurimi i Ndërprerjes së Biznesit

Intersig ju dëmshperblen 100% për humbjen e fitimit për një periudhë 12 mujore, si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit tuaj nga dëmtimi i pronës.

Sigurimi i rreziqeve në ndërtim – CAR

Sigurimi CAR, ofron sigurimin nga të gjithë rreziqet gjatë ndërtimit të objekteve si dhe afat garancie gjatë dhe pas punimeve. Ky lloj sigurimi përfshin dëmet e shkaktuara nga I siguruari ( nënkontraktuesi apo kompania që drejton punimet), si dhe përgjegjësinë ndaj palëve të treta që I siguruari mund tu shkaktojë dëme gjatë aktivitetit.

Sigurimi i rreziqeve në montim – EAR

Kjo policë sigurimi mbulon të gjithë dëmtimet e punimeve në të gjitha fazat e montimit të makinerive dhe pajisjeve në objektet industriale. Mbulime të tjera të përfshira janë edhe dëmtimet ndaj palëve të treta, si materiale edhe trupore, si dhe shpenzime të tjera.

Sigurimi i Makinerive

Kjo policë siguron makineritë dhe i zëvendëson ose i riparon humbjet dhe dëmtimet fizike që mund të pësojnë në mënyrë të papritur dhe aksidentale gjatë procesit të tyre të punës.