Sigurime Motorrike

 

Sigurimi TPL

Sigurimi TPL - Sigurimi i drejtuesve dhe pronarëve të mjeteve motorrike për përgjegjësitë civile ndaj palëve të treta që rrjedh nga përdorimi i mjetit motorrik në territorin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Limitet e përgjegjësise për një ngjarje të ndodhur brënda territorit të Shqipërisë, si për dëmet materiale dhe ato shëndetësore janë të përcaktuara në Ligjin për sigurimin e detyrueshem në Sektorin e Transportit nr. 10076 date 12.02.2009. Ndërsa limitet e Përgjegjësise për ngjarjet e ndodhura në terrrorin e Kosovës përcaktohet në Ligjin Kosovar për sigurimin e detyrueshëm.

Primi i sigurimit varion në përputhje me kategorinë, kapacitetin dhe fuqinë motorrrike të mjetit të siguruar.

Së shpejti me implementimin e sistemit Bonus-Malus primi i sigurimit do të përcaktohet edhe në varësi të aksidenteve që një drejtues mjeti ka shkaktuar më parë. Primi i sigurimit do të jetë më i lartë për drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar aksidente dhe po ashtu e kundërta primi do të reduktohet dhe do të jetë më i ulët per drejtuesit e mjeteve të cilët nuk kanë shkaktuar aksidente. Metodologjia e përcaktimit të primit do të miratohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.