Sigurime Motorrike

 

Sigurimi Kasko

 Sigurimi KASKO – është një sigurim vullentar i cili kompenson pronarin e mjetit motorrik për dëmet që i ndodhin ose i shkaktohen vetë mjetit në rastet e aksidenteve rrugore kur drejtuesi i mjetit është fajtor për aksidenit si dhe nga:

  1. Përplasja, Përmbysja
  2. Zjarri, Shpërthimi, Rrufeja
  3. Katastrofat Natyrore
  4. Thyerja e Xhamave
  5. Vjedhja * ky mbulim aplikohet vetëm në skemen e sigurimit Kasko e Plotë
  6. Aktet Keqdashëse * ky mbulim ofrohet për mjetet qeveritare, të trupit diplomatik, si dhe në raste me miratim të vecante.

Sigurimi Kasko mbulon të gjitha dëmet e ndodhura në terrritorin e Shqiperisë dhe jashtë saj.

Primi i sigurimit varion në bazë të vlerës së mjetit motorrik si dhe skemës së sigurimit të zgjedhur nga vetë klienti.

Skemat e sigurimit janë:

  • Kasko e plotë në Shqipëri, ku klenti përfiton dëmshpërblim për demtimin e mjetit brënda territorit të Shqipërisë si rezultat i të gjitha rreziqeve si më sipër.
  • Kasko e Plotë në Shqipëri dhe jashtë shtetit - ku klienti përfiton dëmshpërblim për dëmtimin e mjetit në territorin e Shqipërise si dhe në territorrin e shteteve të tjera të përfshira në zonën e mbulimit, si rezultat i të gjitha rreziqeve si më sipër.
  • Kasko e pjesshme në Shqipëri - ku klienti përfiton dëmshpërblim për dëmtimin e mjetit brënda territorit të Shqipërisë si rezultat i :
    • Përplasjes, Përmbysjes
    • Zjarri, Shpërthimi, Rrufeja
    • Katastrofat Natyrore
    • Thyerja e Xhamave 
  • Kasko e pjesshme në Shqipëri dhe Jashtë - ku klienti përfiton dëmshpërblim për dëmtimin e mjetit në territorin e Shqipërisë si dhe në territorin e shteteve të tjera të përfshira në zonën e mbulimit, si rezultat i:
    • Përplasjes, Përmbysjes
    • Zjarri, Shpërthimi, Rrufeja
    • Katastrofat Natyrore
    • Thyerja e Xhamave

 

Pjesa e Zbritshme dhe Franshiza:

Polica e sigurimit vullnetar Kasko përmban një pjesë të zbritshme në % si dhe Franshizë.

Në rast dëmi, siguruesi paguan vlerën e dëmshpërblimit minus pjesën e zbritshme.

Për dëmin e parë te pjesa e zbritshme që aplikohet është 10%

Për dëmin e dytë është 20%, për dëmin e tretë 30%.

Në rast vjedhjeje të mjetit pjesa e zbritshem është 20%

Në rast dëmi, me paraqitjen e kërkesës për dëmshpërblim, Intersig ju paguan brënda 10 dite pune nga plotesimi i praktikës së dëmit me dokumentacionin e nevojshëm. Klienti mund të zgjedhë nëse dëshiron ta marrë pagesën e dëmit cash apo të riparojë mjetin e dëmtuar, pranë serviseve të Intersig.