Sigurime Motorrike

 

Sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik

Pronarët e mjeteve të transportit publik të pasagjerëve janë të detyruar të lidhin kontratë për sigurimin e aksidenteve të pasagjerëve në transportin publik.

Kjo kontrate sigurimi lidhet nga pronarët:

  1. e autobusëve urbanë, interurbanë dhe për transport publik ndërkombëtar, përfshirë edhe rastet kur merren me qira;
  2. e autobusëve të transportit të punëtorëve dhe autobusëve të shoqërive turistike;
  3. e taksive dhe makinave me qira, kur jepen së bashku me drejtuesin;
  4. e të gjithë tipave të mjeteve lundruese detare, lumore dhe liqenore, përfshirë tragetet për transportin e pasagjerëve në linja të rregullta dhe transportin e turistëve, si dhe të mjeteve lundruese pa motor;
  5. e të gjithë tipave të mjeteve, të parashikuara në piken “4”, të dhëna me qira së bashku me të paktën një anëtar ekuipazhi;
  6. dh) e avionëve të përdorur për transportin publik ajror të pasagjerëve;
  7. e) e teleferikëve dhe të mjeteve të transportit mbi shina, përfshirë trenat, tramvajin, metronë, si dhe të mjeteve të tjera, të cilat lëvizin mbi shina;
  8.  e gjitha mjeteve të tjera të transportit, pavarësisht nga fuqia, të përdorura për transportin publik me pagesë të pasagjerëve.

Limitet e dëmshpërblimit për pasagjerët e transportuar, në rast lëndimi trupor të tyre ose humbje jete, janë të përckatuara në Ligjin nr. 10076 datë 12.02.2009 “Për Sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.