Sigurimi Pronës

Sigurimi i Banesave, Bizneseve dhe Kolateraleve

Intersig VIG ofron sigurim për pasuri të luajtshme (inventar, lëndë e pare, mall ne proces, makineri, pajisje, linja përpunimi, etj), si dhe pasuri të paluajtshme, si (apartamente, vila, fabrika, zyra administrative, njësi biznesi, etj), e ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë te papritur , të paparashikuar dhe aksidentale.

Mbulimet që Intersig ofron janë:

FLEXA: Zjarri, Rrufeja, Shpërthimi, Rënia e Avioneve dhe/ose pjesëve prej tyre.

Rreziqet shtesë:

  • Tërmeti
  • Rrëshqitja e tokës
  • Përmbytja, rritja e nivelit të ujrave
  • Stuhia
  • Vjedhja
  • Thyerja e xhamave
  • Impakti me mjetet
  • Zhurmat SuperSonike
  • Aktet keqdashëse
  • Grevat, Ngujimi i punonjësve, Trazirat Civile                     

Sigurimi i banesës, siguron edhe investimet tuaja:

  • Pajisjet shtëpiake deri ne 30% te vlerës se ndërtesës
  • Paratë dhe sendet me vlerë, duke filluar nga 500-2.500 € për secilin
  • Shpenzimet e zhvendosjes së përkohëshme deri në 4,000 €
  • Përgjegjesia  ndaj palëve të treta deri në 4,000 €