Rreth nesh

Intersig VIG është një kompani sigurimi shqiptare për produktet jo-jetë.

Sot INTERSIG VIG pozicionohet si kompania e dytë në tregun e industrisë e sigurimeve përbërë nga 10 kompani. Mbetemi të parët në Shqipëri në pagesën e dëmeve; ato realizohen brenda 20 ditëve pune me shërbim të shkëlqyer. Jemi të parët në Shqipëri në pagesën e dëmeve; ato realizohen brenda 20 ditëve pune me shërbim të shkëlqyer. Në fund të 2013, Intersig pozicionohet si kompania e tretë në tregun e sigurimeve. Në vitin 2013 produkti  Kasko u rrit me 31.85%; pasuria 255.5%; shëndeti dhe aksidentet personale me 86.05%.

Intersig u themelua në korrik të vitit 2001 nga 9 aksionerë vendas, të cilët u licensuan për sigurimet jo-jetë në republikën e Shqipërisë. 10 vjet më vonë, Vienna Insurance Group bleu 75% të aksioneve të kësaj kompanie, duke e bërë Intersig pjesë të grupit më të madh në Europën Qendrore dhe Lindore. Ky proces i rriti kompanisë kapitalin, cilësinë dhe kualifikimet e stafit.