Sigurime Motorrike

 

Polica Kufitare

Polica Kufitare - sigurimi i detyrueshëm i mbajtësve të mjeteve motorrike me targa të huaja që qarkullojnë në territorin e Shqipërisë. Nëse mjeti me targa të huaja që hyn në territorin e Shqipërisë nuk ka një Karton Jeshil të vlefshëm atëherë është i detyruar të pajiset me Policën e Sigurimit Kufitare.

Kjo policë sigurimi mbulon përgjegjësinë e drejtuesit/pronarit të mjetit motorrik ndaj palëve të treta që rrjedh nga qarkullimi i këtyre mjeteve në territorin e Shqipërisë, për dëmet materiale dhe shëndetësore, që mund të shkaktojnë. Limitet e përgjegjësisë të aplikueshme janë përcaktuar në Ligjin 10076 datë 12.02.2009, neni 26 i tij.

Primi i sigurimit varion sipas kategorisë dhe fuqisë motorike të mjetit të siguruar si dhe periudhës së sigurimit, e cila fillon nga 15 ditore deri në 12 muaj.